Prizreni, komuna e parë me ‘Pikë Vrojtuese’
Prizreni, tanimë do ketë edhe një ofertë të re turistike, “Pikën Vrojtuese” (View Point), nga ku qytetarët dhe turistët mund t’i shikojnë e t’i shijojnë bukuritë natyrore e më të bukurit vend.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz sot kanë bërë përurimin e ofertës turistike “Pikën Vrojtuese”, të instaluar në afërsi të fshatit Jabllanicë dhe Pouskë.
Në kuadër të këtij projekti është bërë rregullimi i ambientit si dhe vendosja e dylbive, të platformës metalike dhe të xhamit mbrojtës, vendosja e ulëseve dhe tabelës informues si dhe është bërë rregullimi i vendit për parkim të veturave, duke krijuar një ambient mjaft atraktiv për vizitorë.
Me këtë rast, kryetari Haskuka deklaroi që Komuna e Prizrenit do të jetë gjithmonë prijëse në krijimin e destinacioneve të reja turistike./Motilokal.com