IKSHPK tregon se kush duhet të vaksinohet dhe informata rreth vaksinës AstraZeneca

IKSHPK tregon se kush duhet të vaksinohet dhe informata rreth vaksinës AstraZeneca

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka publikuar një udhëzim dhe informata në lidhje me vaksinën “AstraZeneca” e cila është duke u dhënë në Kosovë.

IKSHPK përmes këtij udhëzimi sqaron pyetjet më të shpeshta që bëhen në lidhje me vaksinimin kundër COVID-19, në veçanti për efektet anësore të vaksinës “AstraZeneca”.

Sipas udhëzimit të IKSHPK-së për efektet anësore thuhet se si të gjitha vaksinat e tjera, edhe vaksina “AstraZeneca” mund të shkaktojë efekte anësore te disa njerëz. Shumica e efekteve anësore, sipas IKSHPK-së, janë të natyrës së lehtë dhe kalojnë brenda pak ditësh.

Po ashtu të gjithë persona mbi moshën 18 vjeç rekomandohet që ta marrin vaksinën, edhe nëse tashmë e kanë kaluar COVID-19. Të dhënat e studimeve klinike tregojnë se vaksina nuk ka ndonjë efekt anësor shtesë te personat që e kanë kaluar COVID-19.

Ndërsa sa i përket grave shtatzëna, rekomandohet që para vendimit për vaksinim ose jo, të konsultohen me mjekun për të vlerësuar rreziqet dhe përfitimet të vaksinës.

Më tej sqarohet nëse mundet që personat e vaksinuar ta infektojnë dikë me COVID-19.

IKSHPK thekson se dy doza të vaksinës do t’i zvogëlojnë ndjeshëm gjasat që të sëmureni rëndë nga COVID-19. Ende nuk dihet nëse vaksina do të ju mbrojë nga infektimi dhe shpërndarja e virusit. Prandaj është e rëndësishme t’u përmbaheni masave parandaluese për t’i mbrojtur të tjerët./Motilokal.com

No photo description available.

May be an image of one or more people