Regjistrohet mëngjesi më i ftohtë i prillit ndonjëherë në Slloveni

Regjistrohet mëngjesi më i ftohtë i prillit ndonjëherë në Slloveni

I ftohti polar ka goditur edhe Slloveninë, duke sjellë reshje bore dhe temperatura të ulëta. Sipas Agjencisë Sllovene të Mjedisit (ARSO) sot në mëngjes është regjistruar temperatura më ulët ndonjëherë në muajin prill, minus 20 gradë Celsius.

Temperatura më e ulët u regjistrua në Nova Vas, -20.6 gradë Celsius, që është rekordi i ri zyrtar slloven për muajin prill.

Agjencia Sllovene e Mjedisit  bën të ditur se temperatura më e ulët e regjistruar në këtë vend ishte minus 18 gradë Celsius, ndërsa ishte matur më 4 prill të vitit 1970.

Bora mbuloi të gjithë Slloveninë të martën, në disa pjesë të vendit, ka shkaktuar edhe vështirësi trafiku, rrëshqitje në rrugë si dhe disa aksidente./Motilokal.com