10 këshilla vetëmbrojtjeje që çdokush duhet t’i dijë

10 këshilla vetëmbrojtjeje që çdokush duhet t’i dijë

Të dish si të luftosh dhe të mbrohesh mund të jetë një aftësi që ju shpëton jetën në situata të ndryshme. Por, para se të vijë kjo, ka disa gjëra që mund të bëni për ta bërë mjedisin rreth jush më të sigurt, ose të paktën të minimizoni rrezikun për të përfunduar në një situatë të rrezikshme.

Gjëra të tilla në dukje të parëndësishme, si p.sh. parkimi i veturës tuaj ose çfarë vendesh zgjidhni në transportin publik, në fakt mund të funksionojnë në avantazhin tuaj.

Bright Side ka përgatitur disa këshilla që mund t'ju ndihmojnë ta bëni jetën tuaj të përditshme pak më të sigurt dhe gjithashtu t'ju bëjnë më të vetëdijshëm për rreziqet e mundshme.

1. Qëndroni larg mureve

10 këshilla që mund të rrisin lojën tuaj të vetëmbrojtjes dhe t'ju bëjnë më të sigurt

Kur i afroheni një këndi të errët, krijoni pak hapësirë mes vetes dhe murit. Kjo do t;ju japë më shumë kohë për të bërë zgjedhje të zgjuara nëse dikush pret që t’ju sulmojë. Ju gjithashtu do të jeni në gjendje t’i vini re pa u afruar shumë. Kjo do t’ju japë mundësi për të ikur. Gjithmonë jini të vetëdijshëm dhe shikoni përreth për të kontrolluar rrezikun e mundshëm.

2. Parkoni makinën tuaj në të kundërt

10 këshilla që mund të rrisin lojën tuaj të vetëmbrojtjes dhe t'ju bëjnë më të sigurt

Në një parking të mbushur plot, sigurohuni që ta parkoni makinën në anë të kundërt. Kjo do t;ju japë mundësi të largoheni shpejt nëse jeni me nxitim, ose kur jeni të stresuar apo të frikësuar. Do të jetë e vështirë të largoheni nëse jeni parkuar me kokë

3. Mësoni ku të parkoni

10 këshilla që mund të rrisin lojën tuaj të vetëmbrojtjes dhe t'ju bëjnë më të sigurt

Sado e vështirë të jetë të gjesh një vend parkimi falas, mund të jetë e vlefshme të kalosh pak kohë shtesë duke u përpjekur të gjesh një vend të sigurt. Zgjidhni një hapësirë  të ndriçuar mirë. Kjo do të ulë shanset që dikush ta ketë objektiv.

4. Kontrolloni veturën tuaj

10 këshilla që mund të rrisin lojën tuaj të vetëmbrojtjes dhe t'ju bëjnë më të sigurt

Para se të hyni në veturë, kontrolloni kudo përreth saj nga një distancë për t'u siguruar që askush nuk fshihet atje. Gjithashtu, mos harroni të përkuleni dhe të kontrolloni nën veturën tuaj. Pasi të keni mbaruar me pjesën e jashtme, sigurohuni që të kontrolloni edhe pjesën e brendshme.

5. Mbani me vete një elektrik dore

10 këshilla që mund të rrisin lojën tuaj të vetëmbrojtjes dhe t'ju bëjnë më të sigurt

Mbajtja e një elektriku dore në çantën tuaj mund t’ju ndihmojë në situata të ndryshme. Për shembull, nëse po ecni në errësirë, elektriku do të bëjë dritë më shumë se telefoni juaj. Gjithashtu elektriku i dorës është më shumë i frikshëm për hajdutët sesa telefoni. Dhe nëse dikush ju sulmon, mund të përdorni elektrikun për t’ju përgjigjur sulmit ose për të sinjalizuar ndihmë kur nuk mund të bërtisni ose të bëni një telefonatë. Përveç kësaj, një elektrik dore mund të përdoret për të verbuar sulmuesin dhe për t’ju dhënë kohë të ikni.

6. Kërkojuni recepsionistëve të mos e thonë me zë të lartë numrin tuaj të dhomës

10 këshilla që mund të rrisin lojën tuaj të vetëmbrojtjes dhe t'ju bëjnë më të sigurt

Kur shkoni në një hotel, kërkojini recepsionistes ta shkruajë numrin e dhomës tuaj në një copë letër dhe të mos e thotë me zë të lartë, sepse dikush mund ta dëgjojë atë. Nëse ata e bëjnë, kërkoni një dhomë tjetër duke i shpjeguar se pse është e rëndësishme që numri i dhomës tuaj të jetë diskret.

7. Kërkoni të dy çelësat e dhomës

10 këshilla që mund të rrisin lojën tuaj të vetëmbrojtjes dhe t'ju bëjnë më të sigurt

Nëse jeni vetëm, kërkoni të dy çelësat e dhomës tuaj kur bëni check-in-in. Njerëzit përreth jush do të mendojnë se jeni i/e shoqëruar, kështu që nuk do ju vënë në shënjestër.

8. Mbani një ndaluese dere

10 këshilla që mund të rrisin lojën tuaj të vetëmbrojtjes dhe t'ju bëjnë më të sigurt

Fatkeqësisht, bravat e hotelit nuk janë gjithmonë të besueshme. Ato mund të jenë të lehtë për t’u hapur, kështu që merrni një ndaluese dere dhe vendoseni poshtë saj për siguri shtesë gjatë natës, kur jeni duke bërë dush, apo gjatë gjithë kohës kur jeni brenda.

9. Mëso si të qëndrosh në ashensor

10 këshilla që mund të rrisin lojën tuaj të vetëmbrojtjes dhe t'ju bëjnë më të sigurt

Nëse ka vend të mjaftueshëm në ashensor, mësoni si të qëndroni. Qëndroni me shpinë nga anësoret e ashensorit që të jeni në gjendje të shihni kush hyn dhe kush del. Nëse është një person i dyshimtë, shtypini të gjitha butonat e kateve që të zbrisni sa më shpejt.

10. Zgjidhni vendin e duhur në transportin publik

10 këshilla që mund të rrisin lojën tuaj të vetëmbrojtjes dhe t'ju bëjnë më të sigurt

Nëse urbani nuk është i mbushur plot me njerëz dhe ju keni mundësi të zgjidhni se ku do të uleni, është mirë të zgjidhni një vend pranë shoferit dhe në ulësen nga ana e korridorit. Në këtë mënyrë ju shmangni qoshet dhe ju mundëson të dilni më lehtë nëse dikush ju shqetëson. Gjithashtu nuk është ide e mirë të qëndroni pranë daljes sepse kur hapen dyert, dikush mund t’ju marrë çantën./Motilokal.com