Dy tërmete lëkundin Shqipërinë

Dy tërmete lëkundin Shqipërinë

Dy tërmete janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri, transmeton Motilokal.com.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.3 ballë të shkallës rihter, i cili është regjistruar rreth orës 06:39 të mëngjesit.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte rreth 21 kilometra larg qytetit të Durrësit dhe 16 kilometra nga qyteti i Krujës.

Ndërsa, thellësia ka qenë rreth 2 kilometra.

Ndërsa tërmeti i dytë u regjistrua rreth orës 07:02 me magnitudë 3.4 ballë të shkallës rihter.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte rreth 109 kilometra në jug të Elbasanit dhe 21 kilometra jugperëndim të Tepelenës./Motilokal.com