Java fillon me kthjellime e diell, të mërkurën ftohtë dhe reshje bore në Kosovë

Java fillon me kthjellime e diell, të mërkurën ftohtë dhe reshje bore në Kosovë

Fillim i kësaj jave në Kosovë do të jetë me mot të ndryshueshëm, me kthjellime, diell dhe vranësira kalimtare. Ndërsa të mërkurën një depërtim i të ftohtit arktik, do të sjellë reshje të dendura të borës dhe rënie të temperaturave.

E hëna do të mbajë mot pjesërisht me re gjatë paradites, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 6 °C.

Dita e martë do të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën prej 0 deri në 11 °C.

E mërkura do të mbajë me mot me vranësira dhe reshje bore. Temperaturat do të sillen nga 0 deri në 2 °C./Motilokal.com