Rikthehet bora në verilindje të Shqipërisë

Rikthehet bora në verilindje të Shqipërisë

Qarku i Kukësit dhe ai i Dibrës në orët e para të mëngjesit janë përfshirë nga reshjet e borës.

Në qarkun e Kukësit, trashësia e borës në pikat dominante Valbonë 25 cm, Q.Luzhë 20 cm, Q.Prushi 10 cm Bushtricë (Vasije) 30, Kolosjan 10 cm e Shishtavec 30 cm.

Rrugët nacionale aktualisht janë të kalueshme normalisht. Është punuar e po punohet me kapacitet të plotë gjatë natës e në vazhdim nga të gjithë kontraktorët.


Sipas informacionit të marrë nga strukturat e EC-së Bashkive Kukës, Tropojë e Has aktualisht nuk kanë probleme të veçanta që kanë të bëjnë me MC-në.

E bllokuar Njësia Administrative Arrën bashkia Kukës ku lartësia borës shkon deri në 30 cm.

Gjendja e rezervuarëve është nën monitorim në të gjithë Qarkun pa probleme në drejtim të situatave emergjente. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.

Nuk kanë furnizim me energji elektrike aktualisht: Lagjet nr 5 e 6 të qytetit Kukësit. Njësitë  Administrative: Shishtavec, Bicaj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çaj të Bashkisë Kukës. Gjinaj, fshati Vlahën, Golaj të Bashkisë Has. Valbonë Margegaj të Bashkisë Tropojë.

Sakaq edhe qarku i Dibrës është zbardhur nga bora. Peshkopia dhe Bulqiza nuk kanë probleme në qarkullimin e mjeteve./Motilokal.com