Maskat mbrojtëse dhe distancimi shoqëror mund të na shoqërojnë edhe për një dekadë tjetër, ka pohuar Lord Sumption.
Ish gjykatësi i Gjykatës së Lartë në Britani, tha se është e pamundur të presim që qeveria të heqë dorë nga kufizimet sociale sepse populli tashmë është mësuar me to.
Ai sugjeroi që kufizimet i bënin britanikët të ndiheshin më të sigurt, shkruan Daily Mail.
Lord Sumption sugjeroi që Britanikët kishin filluar të ngushëlloheshin me kufizimet sepse i bënin të ndiheshin të sigurt.
Shkencëtarët e SAGE theksuan domosdoshmërinë e përdorimit të maskave dhe distancës sociale gjatë stinës së dimrit pasi viruset e frymëmarrjes si COVID-19 e kanë më të lehtë përhapjen.
Dhe Mary Ramsay, kryetarja e Shëndetit Publik në Angli, tha se kufizimet mund të jenë pjesë e përditshmërisë tonë për vite sepse Britania do të duhet të presë vendet e tjera derisa të përfundojnë fushatën e tyre të vaksinimit.
Fushata e vaksinimit të Britanisë ka rezultuar e suksesshme në krahasim me vendet e tjera europiane duke rritur paralajmërimet se pushimet e verës në pjesën tjetër të Europës nuk do të lejohen./Motilokal.com


