Tri tërmet mëngjesin e sotëm kanë goditur qytetin e Korçës, dridhjet e tij janë dëgjuar edhe në disa qytete të vendit, Maqedonisë Veriore dhe Greqisë.
Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, rreth orës 06:25 një tërmet me magnitudë 4.7 ballë shkallës së rihterit, ka dridhur Korçën. Epiqendra ishte 123 kilometra në juglindje të Tiranës dhe 17 kilometra në jug të Korçës.
Ndërsa tërmeti i dytë ka qenë i intensitetit më të vogël rreth orës 6:31 me magnitudë 2.8, kurse i treti ka qenë rreth orës 6:38 me magnitudë 2.5. /Motilokal.com