Dil në park dhe ‘shijo’ aromën e bërllogut!

Dil në park dhe ‘shijo’ aromën e bërllogut!

Pishat e Sllatinës një park i bukur i rrethuar me pisha dhe gjelbërim, me ajër të pastër me një pamje fantastike një vend ideal për të kaluar fundjavën me familje dhe me miq. Ky park plotëson kushtet e një vendi turistik, por qytetarë të pandërgjegjshëm po e ndotin atë.

Vizitorët e shumtë që vijnë dhe e vizitojnë këtë park, nga moskujdesi për ambientin, hedhin mbeturina të shumta duke e ndotur atë në të cilin ata shkojnë për të marrë ajër të pastër dhe duke i dhënë një pamje të vrazhdë këtij parku i cili është i përshtatshëm për pushim dhe rekreacion.

Pasi të gjithë e vizitojnë “mushkërinë” e Sllatinës për ajër të pastër dhe për të kaluar një ditë për relaksim me hedhjen e mbeturinave ata mund të shkaktojnë dëme në shëndetin dhe jetën e njerëzve nëpërmjet krijimit të nxitësve të sëmundjeve. Era dhe pamja ndikojnë jo vetëm në tokë por edhe në ambientin në përgjithësi, në ajër e ujë.

Qeset plastike janë një nga ndotësit më të mëdhenj të ambientit në vendin tonë dhe jo vetëm. Një qese plastike zakonisht mund të përdoret për vetëm 30 minuta, por do të duhen 500 vite për t'u dekompozuar.

Nikson Buzhala na sjellë disa pamje të tmerrshme se si ‘qytetarë’ të pandërgjegjshëm kanë hedhur mbeturinat në Parkun e Sllatinës. /Motilokal.com