Turqia zbulon Programin Kombëtar Hapësinor

Turqia zbulon Programin Kombëtar Hapësinor

Agjencia Hapësinore e Turqisë (TUA) ka zbuluar logon e saj gjatë një ceremonie në kryeqytetin Ankara.

Logoja u zbulua në Programin Kombëtar të Hapësirës të Turqisë me pjesëmarrjen e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe ministrit të Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank.

Logoja përshkruan shkronjat TUA me të kuqe dhe me një prerje të yllit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Hapësinore e Turqisë zbulon logon

Agjencia përmes një postimi në Twitter ka thënë se logoja TUA simbolizon një lëvizje të pandërprerë dhe vendimtare që shtrihet në të panjohurën dhe thellë në univers.

Sipas Agjencisë Hapësinore karakteri i kësaj lëvizjeje shkon nga lexueshmëria funksionale e tipografisë perëndimore deri në kaligrafinë e kulturës antike të Lindjes me një frymë, që thekson se ylli përfaqëson flamurin turk.

Agjencia hapësinore u themelua në dhjetor të vitit 2018 me dekret presidencial.

"Misioni primar dhe më i rëndësishëm i programit është të bëjmë kontaktin e parë me Hënën në 100-vjetorin e republikës sonë (2023)", deklaroi Erdoğan./Motilokal.com