38 për qind e mbulushmërisë së tokave në Kosovë është bujqësore

38 për qind e mbulushmërisë së tokave në Kosovë është bujqësore

Sipas të dhënave nga imazhet satelitore të vitit 2018, që janë përpunuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës në kuadër të projektit Implementimi i CLC 2018 (Corine Land Cover 2018) në vendet e Ballkanit Perëndimor, i mbështetur nga Agjencia e Mjedisit të Evropës, në Kosovë janë identifikuar 30 klasa të mbulueshmërisë së tokave nga 44 sa ka gjithsej nomenklatura CORINE.

Këto klasa janë grupuar në 5 klasa kryesore ku dominojnë pyjet dhe zonat gjysmë-natyrore me rreth 57% dhe tokat bujqësore me rreth 38 %, ndërsa që sipërfaqet artificiale përfaqësohen me mbi 4.6% të totalit. Rreth 0.3 % e tokave të mbuluara klasifikohen në klasën e trupave ujorë dhe zonave të lagura (ligatinat).

Nga të dhënat e prezantuara (tabela: Kategoritë e mbulushmërisë së tokave 2000-2018 ha) vërehet se gjatë periudhës kohore 2000-2018, ka pasur rritje të vazhdueshme të sipërfaqeve artificiale (zona ndërtuese), ndërsa që ka pasur zvogëlim të sipërfaqeve bujqësore.

Për më shumë detaje: Mjedisi i Kosovës 2020, Raport i treguesve mjedisor (http://ammk-rks.net/.../Mjedisi_i_Kosov%C3%ABs_2020...)/Motilokal.com

May be an image of text that says 'ha 2000 ha 2006 ha 2012 ha 2018 Tipi Sipërfaqet artificiale (zona ndërtuese) Zona bujgësore Pyjet dhe fushat gjysme natyrore Toka te lagëta Trupat ujor Gjithsej 24978.47 444320.72 32919.39 439971.2 50597.97 416336.95 51057.52 416168.22 618895.06 614290.59 0 985.101 620819.78 2323.47 1090517.7 621110.61 131.348 2340.84 131.348 2351.43 1090517.7 1090517.7 2340.84 1090517.7'