Kompania “EcoDri” Sh.p.k. Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizojnë debatin publik për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për ndërtimin e hidrocentralit “EcoDri” në lumin Drini i Bardhë, komuna e Prizrenit.
Organizatorët e këtij debati njoftojnë publikun e interesuar se më datën 25.02.2021 në ora 11:00 në hapësirat e restorant “URA” rruga “Beteja e Drinit” fshati Dobrushë komuna e Prizrenit do të organizohet debat publik nga kompania “EcoDri” Sh.p.k. Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.
Debati publik do të organizohet për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për ndërtimin e hidrocentralit “EcoDri” në lumin Drini i Bardhë, komuna e Prizrenit.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM.
https://us05web.zoom.us/j/6947649408?pwd=MHVwR0JFQnJqaGxCUUw5NStkdVFHdz09#success
https://mea.rks-gov.net/dokumentet_dhe_publikimet/279/publikimet
https://mea.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Publikimet/VNM_Ecodri.pdf