Një fotograf nga Kaliforni ka shkrepur pamjet 'një në një milion' të një aeroplani të United Airlines që fluturon para Diellit.
Momenti vërtet mbresëlënës u kap aksidentalisht, siç tha vetë fotografi Andrew McCarthy, teksa avioni po kryente fluturimin e linjës San Francisko – New Jersy
Imazhet u realizuan me një teleskop me një filtër diellor me hidrogjen, që arrin të dallojë kromosferën, një shtresë e atmosferës së Diellit.
“Për mua është shumë e rrallë. Fotografët qëndrojnë shpesh në aeroporte dhe i realizojnë këto foto përmes një planifikimi të detajuar, por për mua është hera e parë që realizoj një foto të tillë”, tha McCarthy./Motilokal.com