Pas Leonardo DiCaprio-s, këngëtarja me famë botërore kundër vendimit të qeverisë për hidrocentralet në lumin Vjosë

Pas Leonardo DiCaprio-s, këngëtarja me famë botërore kundër vendimit të qeverisë për hidrocentralet në lumin Vjosë

Kohë më parë, bëri bujë reagimi i aktorit të famshëm të Hollywood-it, Leonardo DiCaprio, i cili doli hapur në mbrojtje të lumit Vjosa në Shqipëri.

DiCaprio reagoi kundër vendimit të qeverisë shqiptare për të ndërtuar hidrocentrale në Vjosë, për të cilin shkruante se është një ndër lumenjtë e fundit të egër në Evropë.

Ndërkohë, një tjetër artiste i është bashkuar këtij apeli. Këtë herë është këngëtarja e njohur Britanike, Ellie Goulding, që përmes një postimi në rrjetet sociale ka përcjellë edhe mesazhin.

Image result for Ellie Goulding

Ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram një video me pamje të shkëputura nga Vjosa dhe protestat që janë organizuar për mbrojtjen e lumit.

“Gjithçka që bëjmë ka ndikim tek njerëzit dhe planeti. Industria e veshjes është ndër abuzuesit dhe ndotësit më të këqij që shkakton krizën klimaterike.

“Patagonia Europe” ka për qëllim që të përdorë burimet e tyre, zërin dhe biznesin e tyre për të bërë diçka në lidhje me krizën tonë të klimës.

Gjithashtu ka përdorur zërin e saj në filmin “Blue Heart”, që synon të ndihmojë në mbrojtjen e Gadishullit Ballkanik.

Gadishullit Ballkanik është shtëpia e disa prej lumenjve të fundit të egër në Evropë, që janë nën kërcënim nga më shumë se 3.000 projekte hidrocentralesh, të cilat do të shkatërronin jo vetëm zonat e gjera natyrore të paprekura më parë, por edhe kultura të shumta dhe të larmishme të rajonit”, shkroi këngëtarja./Motilokal.com

 




 

View this post on Instagram

 








 


A post shared by elliegoulding (@elliegoulding)