Keni bërë plane për fundjavë? Ja si parashikohet moti për Brezovicë dhe Rugovë

Keni bërë plane për fundjavë? Ja si parashikohet moti për Brezovicë dhe Rugovë

Angazhimet, puna dhe aktivitetet e javës sigurisht kur i shtojmë edhe temperaturat e larta në vjeshtë, të gjithë dukemi të lodhur dhe mezi e presim fundjavën. Por, sigurisht kur fundjava vjen të gjithë mbetemi në dilemë se ku të shkojmë dhe çfarë të bëjmë.

Në stinë e vjeshtës vendi për ta kaluar fundjavën mbetet natyra. Freskia, aroma që sjellin bjeshkët e Rugovës apo malet e Sharrit siç janë Brezovica, Prevalla dhe Brodi.

Nëse vërtet keni planifikuar të kaloni fundjavë në vendet malore si Brezovicë, Prevallë, Rugovë e shumë vende të tjera në Kosovë. Mos hezitoni klikoni motilokal.com dhe mësoni si është moti.

Moti për ditën e shtunë në Rugovë do të mbajë i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin prej 8 deri në 18 °C. Mot i ngjashëm pritet të mbaj edhe ditën e diele.

Ndërsa në Brezovicë të shtunën do të mbajë mot i kthjellët. Temperaturat pritet të lëvizin nga 13 deri në 20 °C. Edhe dita e diele do të jetë me mot të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 14 deri në 21 °C. /Motilokal.com