Parashikimi i motit për pjesën e mbetur të vitit

Parashikimi i motit për pjesën e mbetur të vitit

Europa do të përballet me temperatura të larta, Gadishulli Ballkanik do të goditet nga stuhi të forta

Sipas parashikimeve të meteorologëve të Accuweather, Europa sivjet do të përballet me mot shumë të nxehtë, por edhe me stuhi mjaft të forta. Po ashtu, në një raport thuhet se zona e ngrohjes afatgjatë do të shtrihet nga Portugalia, Spanja e deri në Hungaria e Poloni".

"Vala e nxehtësisë pritet të zgjatë më shumë se vitin e kaluar”, deklaroi meteorologu Erik Lister.

Ai tha se temperaturat më të larta se 38 oC mund të priten në zonat nga Franca Veriore, Belgjika, Holanda, e deri në Poloni, Sllovaki dhe Hungari.

Temperaturat mbi 40 oC priten të ngrihen në pjesën të lindore dhe jugore të Francës, gjatë muajit korrik dhe gusht.

Të gjithë banorët dhe vizitorët duhet të kenë shumë kujdes gjatë periudhës së të nxehtit nëse dëshirojnë të mos i ekspozohen sëmundjeve të ndryshme. Pirja e mjaftueshme e ujit, qëndrimi nën hije dhe veshja e rrobave të lehta do të jetë më se e nevojshme.

Gadishulli i Ballkanik pritet të goditet nga stuhi të forta

Ndërsa moti i thatë dhe i nxehtë do të dominojë në pjesët më të mëdha të Evropës këtë verë, stuhitë e forta do ta kërcënojnë Gadishullin Ballkanik gjatë gjithë sezonit.

Megjithëse rajoni nuk do të jetë imun ndaj valës së nxehtësisë, nxehtësia ekstreme do të jetë e kufizuar.

Temperaturat nuk pritet të jenë aq të larta në Ballkan, por pritet të ketë rreziqe të tjera që do të vijnë nga moti i keq që do ta përfshijë Ballkanin, nga lindja e Bullgarisë, Serbisë, Bosnjës, Maqedonisë Veriore, Kosovës dhe Shqipërisë.

“Këto stuhi do të shoqërohen me rrufe të shumta, përmbytje dhe erërat shkatërrimtare për qytete e fshatra. Stuhitë e forta, do të jenë në gjendje të krijojnë edhe tornado”, tha Royce.

Stuhitë e rënda ka gjasa të jenë gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Rreziku më i madh do të jetë nga erërat, breshri dhe përmbytjet. /Motilokal/