Zonat anticikonike mbi rajon vazhdojnë të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm dhe të kthjellët, e nga Afrika veriore masat e ngrohta ajrore sjellin mot më të ngrohtë dhe temperatura më të larta nga vlerat mesatare për këtë periudhë kohore. Orëve të mëngjesit do të mbajë mot më i ftohtë, e në vise të ulëta mund të paraqiten edhe kushte për mjegull ose mjegullinë.
Në fundjavë fusha anticiklonike nga Evropa qendrore, do të vazhdojnë të shtrihen mbi rajon, ku do të favorizojnë mot të kthjellët dhe me diell.
Moti sot në Kosovë do të mbajë me diell dhe i ngrohtë. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 11 deri në 22 °C. Ngjashëm pritet të mbajë ditën e shtunë dhe të diele. /Motilokal.com
