Zonat anticikonike mbi rajon vazhdojnë të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm dhe të kthjellët, e nga Afrika veriore masat e ngrohta ajrore sjellin mot më të ngrohtë dhe temperatura më të larta nga vlerat mesatare për këtë periudhë kohore. Orëve të mëngjesit do të mbajë mot më i ftohtë, e në vise të ulëta mund të paraqiten edhe kushte për mjegull ose mjegullinë.
Në fundjavë fusha anticiklonike nga Evropa qendrore, do të vazhdojnë të shtrihen mbi rajon, ku do të favorizojnë mot të kthjellët dhe me diell.
Moti për ditën e premte në Shqipëri do të mbaj mot i kthjellët me diell dhe i ngrohtë. Temperaturat do të lëvizin prej 19 deri në 24 °C. Ngjashëm pritet të mbajë edhe të shtunën dhe të dielën.
Edhe në Kosovë vazhdon të mbretëroj mot me diell dhe i ngrohtë. Parashikimi për ditën e premte pritet të mbajë mot i kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 11 deri në 22 °C. Ngjashëm pritet të mbajë ditën e shtunë dhe të diele. /Motilokal.com




