Parku i Drilonit mbulohet nga bora, merr pamje të mrekullueshme

Parku i Drilonit mbulohet nga bora, merr pamje të mrekullueshme

Reshjet e borës dhe temperaturat e acarta kanë mbërritur në vendin tonë në fillim të këtij viti. Shumë vende janë të mbështjella nga bora por gjithashtu ka dhe rrugë që janë të pakalueshme.

Edhe parku i Drilonit është mbuluar nga “pëlhura e bardhë” e borës. Të shumtë kanë qenë vizitorët për t’i parë bukuritë e lumit Drilon të mbuluar nga bora.

Image may contain: tree, sky, cloud, outdoor, nature and water

Driloni apo Voloreka siç e quajnë pogradecarët, është një nga mrekullitë e Shqipërisë. Ai ndodhet 5 kilometra në lindje të Pogradecit.

Image may contain: tree, sky, outdoor, nature and water

Driloni është një burim karstik që përbëhet nga tri vija uji që rrjedhin për t’u derdhur disa dhjetëra metra më tej, në bregun jug-lindor të liqenit.

Njëri prej tyre, ai më kryesori krijon një basen të madh ujor, ku mund të shëtitësh me varkë, të shijosh bukuritë e florës dhe faunës së pasur.

Image may contain: ocean, sky, cloud, outdoor, nature and water

Pemët e vërrisë, rrapit, plepit, shelgjeve lotues apo kallamishtet e bëjnë më të freskët dhe më të pastër ajrin.

Ndërsa mjellmat dhe shpendët e tjerë që gjallojnë këtu, si dhe peshku i freskët, ofrojnë një peizazh të mrekullueshëm./Motilokal.com