Autoriteti Rrugor Shqiptar apelon për kujdes të shtuar në rrugët me ngrica

Autoriteti Rrugor Shqiptar apelon për kujdes të shtuar në rrugët me ngrica

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta në të gjithë vendin, kryesisht në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ku është punuar me shpërndarjen e kripës për eliminimin e ngricave.

ARRSH ka apeluar që gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë.

“Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë̈ shpejtësinë, të respektojnë̈ sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë̈”, bën thirrje ARRSH./Motilokal.com

Image may contain: tree, sky and outdoor, text that says 'Network time is not synchronized Local: 18 Jan 2021 07:43:41 CET'

Image may contain: tree, sky, outdoor and nature

Image may contain: night and outdoor

Image may contain: night and outdoor