Edhe përgjatë dy ditëve të ardhshme Kosova vazhdon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta nga veriu i kontinentit me temperatura të ulëta në minus.
Ndërsa nga e enjtja parashikohet të shtrihen fusha anticiklonike që mundësojnë mot më stabil.
E hëna do të mbajë mot pjesërisht me re në orët e mëngjesit ndërsa pasdite me mot të kthjellët. Mundësi edhe për reshje të dobët bore. Temperaturat do të lëvizin nga -8 deri në -3 °C.
Dita e martë do të jetë me mot të ftohtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën prej -7 deri në 1 °C.
Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re gjatë paradites, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të sillen nga -3 deri në 7 °C./Motilokal.com