Ky është moti për sot dhe fundjavë në Kosovë

Ky është moti për sot dhe fundjavë në Kosovë

Ballkani vazhdon të jetë në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të influencojnë në territorin e Kosovës duke sjellë mot të paqëndrueshëm. Në fushat termike do të ketë rritje të temperaturave dhe reshjet do të jenë më të kufizuara.

Temperaturat sot në Kosovë parashihen të lëvizin ndërmjet 18-25 °C, ndërsa të shtunën parashihen të lëvizin ndërmjet 17-28 °C, kurse e diela do të jetë kryesisht mot i kthjellët, temperaturat do të arrijnë deri në 25 °C. /Motilokal/