Moti në Kosovë me reshje shiu dhe bore, në fundjavë temperaturat bien deri në -15 °C

Moti në Kosovë me reshje shiu dhe bore, në fundjavë temperaturat bien deri në -15 °C

Stuhia Filomena e cila ka goditur Spanjën, ka prekur edhe Kosovën gjatë ditës dhe natës së kaluar dhe pritet të vazhdojë edhe ditët në vazhdim.

Kjo stuhi ka sjellë reshje shiu të përziera me borë dhe pritet të ketë ngrica pasi temperaturat do të pësojnë rënie deri në -15 °C në fundjavë. Reshjet e borës priten edhe në ditët në vazhdim.

E hëna do të mbajë mot me vranësira dhe vende-vende me reshje shiu të shoqëruara me borë. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri në 2 °C.

Dita e martë do të jetë me mot të ftohtë, vranësira dhe vende-vende edhe me reshje shiu të shoqëruara me borë. Temperaturat do të luhatën prej -1 deri në 1 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re gjatë paradites, ndërsa pasdite me vranësira dhe reshje bore. Temperaturat do të sillen nga -1 deri në 3 °C./Motilokal.com