Vijojnë reshjet e shiut, rrezik për përmbytje në disa qarqe të Shqipërisë

Vijojnë reshjet e shiut, rrezik për përmbytje në disa qarqe të Shqipërisë

Në Shqipëri po vazhdon të mbizotërojë mot i paqëndrueshëm me reshje shiu, që herë pas here në formë të shtrëngatave të shoqëruara me rrufe.

Ndërsa gjatë ditës së sotme priten reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë, ato do të arrijnë deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës. Në qarqet e tjerë priten reshje mesatare, ato do të arrijnë deri lokalisht intensive në qarqet Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Në veri të vendit në lartësitë mbi 600m reshjet do të jenë në formë bore.

Ndërkaq, rrymat e ngrohta jugore do të sjellim temperatura në vlera pozitive thuajse në të gjithë vendin.

Dita e hënë në Shqipëri parashikohet të jetë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhatën nga 13 deri në 14 °C.

E marta do të jetë me mot pjesërisht me re dhe vende-vende me reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8 deri në 12 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re dhe me reshje lokale shiu. Temperaturat do të sillen prej 6 deri në 10 °C. /Motilokal.com