Kosova përfshihet nga stuhia Filomena

Kosova përfshihet nga stuhia Filomena

Stuhia Filomena e cila ka goditur kryeqytetin e Spanjës, Madridin me reshje të mëdha bore, ka prekur edhe Kosovën gjatë ditës së sotme dhe do të vazhdojë edhe ditët në vazhdim.

Kjo stuhi sot ka sjellë reshje shiu të përziera me borë dhe pritet të ketë ngrica pasi temperaturat do të pësojnë rënie deri në -10 °C. Reshjet e borës priten edhe në ditët në vazhdim.

Nga kjo stuhi do të preken edhe Shqipëria e Greqia dhe një pjesë e Ballkanit qendror.

Autoritetet në Madrid kanë njoftuar se është regjistruar trashësia e borës më e madhe në 40 vitet e fundit./Motilokal.com