Stuhia e frikshme Filomena pritet të godet edhe Shqipërinë

Stuhia e frikshme Filomena pritet të godet edhe Shqipërinë

Stuhia Filomena e cila ka goditur kryeqytetin e Spanjës, Madridin me reshje të mëdha bore, pritet të mbërrijë në Shqipëri dhe Kosovë në javën e dytë të muajit janar, kanë paralajmëruar meteorologët BBC.

Sipas BBC stuhia pritet të lëvizë drejt Europës Lindore, kryesisht në Ballkan. Gjatë javës së dytë të janarit në këto zona do të ketë reshje të mëdha shiu dhe bore.

Siç bëhet e ditur shtetet që do të preken fillimisht do të jenë Shqipëria dhe Greqia, ndërsa më pas edhe pjesa qendrore e Ballkanit.

Autoritetet në Madrid kanë njoftuar se është regjistruar trashësia e borës më e madhe në 40 vitet e fundit.

Në terren ka dalë edhe ushtria dhe qytetarëve u është bërë thirrjet që të shmangin lëvizjet e panevojshme./Motilokal.com