Pelikani kaçurrel nis folezimin në parkun Divjakë-Karavasta

Pelikani kaçurrel nis folezimin në parkun Divjakë-Karavasta

Pelikani kaçurrel ka nisur folezimi në parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë. Përmes një shkrimi në Facebook ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka bërë të ditur se pelikani kaçurrel në Divjakë-Karavasta nis folezimin në janar të çdo viti, pikërisht në kulmin e dimrit. Tufat e tyre fillojnë të mblidhen në Ishullin e Pelikanit në Lagunën e Karavastasë. Por jo çdo gjë shkon më së miri për Pelikanin kaçurrel!

Image may contain: sky, plant, ocean, grass, outdoor, nature and water

Ai ka thënë se prej shumë vitesh ishulli është zvogëluar ndjeshëm si pasojë e erozinit të nxitur nga ndryshimi i klimës globale. Pjesa e mbetur e ishullit është të shumtën e kohës e përmbytur duke e bërë të pamundur folezimin e species. Zgjidhja e ofruar nga ornitologët është ajo e krijimit të shtretërve të folezimit, struktura të larta prej degësh, shkarpash dhe shtresë barishtore mbuluese.

Image may contain: sky, ocean, outdoor, water and nature

Sipas tij kjo ndërhyrje ka shmangur efektin e përmbytjeve dhe ka ndihmuar në rritjen e kolonisë dhe të suksesit të riprodhimit të çifteve folezuese. Edhe për këtë sezon folezimi, ornitologët dhe specialistët tanë, të mbështetur nga komuniteti punuan sërish për krijimin e shtretërve të folezimit.

Image may contain: sky, ocean, cloud, outdoor, nature and water

Vitin e kaluar janë regjistruan 85 çifte folezuese të pelikanit kaçurrel./Motilokal.com