Tërmeti dridh sërish Shqipërinë

Tërmeti dridh sërish Shqipërinë

Lëkundje të forta tërmeti kanë goditur sërish shtetin shqiptar. Rreth orës 23:15 një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihterit, është ndier në Shqipërinë e Mesme dhe kufirin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, epiqendra e tërmetit ka qenë 54 kilometra në lindje të Tiranës midis Bulqizës dhe Librazhdit dhe 15 km jugperëndim të Vevčanit të Maqedonisë së Veriut.

Dridhjet e forta janë ndier më shumë në qytetin e Librazhdit. Deri me tani nuk është raportuar për dëme apo të lënduar. /Motilokal.com