Moti për këtë javë i ndryshueshëm, me vranësira, diell dhe reshje shiu në Kosovë

Moti për këtë javë i ndryshueshëm, me vranësira, diell dhe reshje shiu në Kosovë

Java e fundit e dhjetorit do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe diell, e kohë pas kohe priten edhe reshje shiu, ndërsa në viset malore mund të ketë edhe reshje bore.

E hëna do të mbajë mot i kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 8 °C.

Dita e martë do të jetë me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhatën prej 6 deri në 10 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re në orët e para të ditës, ndërsa pasdite me mot të kthjellët e vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 7 deri në 11 °C./Motilokal.com