NASA shkruan historinë, për herë të parë dy gra në një udhëtim hapësinor

NASA shkruan historinë, për herë të parë dy gra në një udhëtim hapësinor

Astronautet amerikane Christina Koch dhe Jesica Meir kanë dalë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor për të bërë një riparim, që do të thotë se për herë të parë në historinë hapësinore 60-vjeçare, dy gra kanë dalë në hapësirë.

Astronautja Koch ishte e para që doli nga Stacioni Ndërkombëtar me një litar të kuq të bashkangjitur me kostumin e saj. Pas saj doli Meir me një qese me vegla nga stacioni në orën 7:49 të mëngjesit.

"Misioni u krye!" Shefi i NASA-s, Jim Bridenstine, në një cicërim Twitter shkruajti: "Arritja e sotme është historike, i hap rrugën programit tonë #Artemis, i cili do të dërgojë gruan e parë në hënë në vitin 2024."

Presidenti amerikan Donald Trump i mbështetur nga vajza e tij Ivanka Trump dhe nënkryetari Mike Pence zhvilloi një bisedë telefonike me Koch dhe Meir nga Shtëpia e Bardhë Presidenti.  

Ai tha se astronautët janë "gra të guximshme, të shkëlqyera".

Amerikania e parë që doli në hapësirë 35 vjet më parë, Kathy Sullivan shprehu entuziazmin e saj, duke thënë se ishte mirë që më në fund kishte mjaft gra të përgatitiura për në shëtitjet në hapësirë.

Drejtuesit e NASA-s, si dhe gratë e tjera në të gjithë botën janë duke brohoritur për Koch dhe Meir, ndërsa shumë kanë treguar që shëtitjet e tilla ka të ngjarë të bëhen çështje rutinore, raporton AP. /Motilokal.com