Një ciklon që është formuar mbi Itali, pritet të zhvendoset edhe në rajon dhe Kosovë, duke sjell vranësira e reshje shiu. Në viset malore mundësi edhe për reshje bore, ndërsa në ultësira me mjegull. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 7 deri në 9 °C.
E enjtja do të jetë me vranësira dhe mundësi për reshje të dobëta shiu. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 5 deri në 9 °C. /Motilokal.com