Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.541 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 557 raste pozitive.
IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (67, 59, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (81, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (77, 74 vjeç), Rahovec 2 raste (65, 63 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast ( 64 vjeç), Pejë 1 rast (59 vjeç), Dragash 1 rast (91 vjeç), Viti 1 rast (87 vjeç), Malishevë 1 rast (82 vjeç), Deçan 1 rast (60 vjeç), Gjilan 1 rast (68 vjeç), Vushtrri 1 rast (61 vjeç).
Më tej në komunikatë thuhet se numri total i rasteve pozitive është 43.881 raste nga 155.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.137 raste të vdekjes.
Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 727 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 30.157 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.587.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 217 raste, Mitrovicë 41 raste, Fushë-Kosovë 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjakovë 25 raste, Gjilan 23 raste, Prizren 23 raste, Pejë 22 raste, Ferizaj 19 raste, Drenas 15 raste, Viti 15 raste, Vushtrri 13 raste, Obiliq 11 raste, Kamenicë 10 raste, Suharekë 10 raste, Lipjan 8 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 5 raste, Skenderaj 5 raste, Klinë 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 3 raste, Kaçanik 3 raste, Mamushë 3 raste, Dragash 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit, Ranillug, Shtërpcë./Motilokal.com