Matet përsëri mali Everest, lartësia e tij rritet me gati një metër

Matet përsëri mali Everest, lartësia e tij rritet me gati një metër

Mali më i lartë në botë Mount Everest është 0.86 centimetra më i lartë sesa ishte llogaritur më parë zyrtarisht, kanë njoftuar Nepali dhe Kina.

Vendet janë pajtuar me gjatësinë e re 8.848.86 metra. Deri më tani ata ishin të ndarë rreth çështjes, nëse duhet llogaritur rritjen e saj si rezultat i reshjeve të mëdha të borës.

Matja e mëparshme zyrtare e Kinës prej 8,844.43 metra e kishte vendosur malin katër metra më poshtë se ai i Nepalit.Në këtë mënyrë, i jepet fund debateve mes dy vendeve.

Ekipi i studimit Nepali kontrollon pajisjet në Katmandu përpara se të niset në një ekspeditë për të matur lartësinë e Everestit

Gjithashtu, kjo matje hedh poshtë dyshimet se tërmeti i magnitudës 7.5 që goditi Nepalin në vitin 2015, kishte ndikuar në majën e Everestit.

Mount Everest siç shihet nga pala kineze

Everesti shtrihet në kufijtë mes Kinës dhe Nepalit, dhe alpinistët ngjiten në maje të saj nga të dyja anët e kufirit.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme e Nepalit dhe Departamenti për Mbikëqyrje, kanë bërë të ditur se mbikëqyrësit nga dy vendet janë koordinuar dhe pajtuar për lartësinë e re./Motilokal.com