Ulja e temperaturave ka sjellë reshje bore në Qafën e Llogorasë. Reshjet kane nisur gjatë orëve të natës ndërsa trashësia e dëborës ka arritur në disa centimetra.
Në aksin rrugor Dukat, Qafa e Llogarasë si pasojë e borës është bllokuar lëvizja e automjeteve për shkak të ngricave.
Ndërkohë, automjetet e pastrimit të borës kanë ndërhyrë për pastruar rrugët dhe bërë të mundur qarkullimin e mjeteve./Motilokal.com