Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që miraton vaksinën Pfizer/BioNTech për përdorim të gjerë, shkruan BBC.
Rregullatori britanik, MHRA, thotë se vaksina ofron mbrojtje deri në 95% kundër sëmundjes COVID-19.
Si funksionon vaksina?
Vaksina e Pfizer është një lloj i ri injeksionesh që quhet “mRNA vaccine”. Në këtë rast, një fragment i vogël kodi gjenetik nga virusi përdoret për ta mësuar trupin e njerëzve që ta luftojë COVID-19 dhe të ndërtojë imunitet.
Kjo është hera e parë që një vaksinë me m-ARN aprovohet për t’u përdorur tek njerëzit, edhe pse u është injektuar pjesëmarrësve në teste klinike.
Grafika tregon sesi vepron vaksina tek personi që i injektohet.
1. Shkencëtarët marrin një pjesë të kodit gjenetik të virusit ose ARN, që u mëson qelizave se çfarë të ndërtojnë. Më pas ata e fusin materialin e marrë në lipide në mënyrë që të kalojë në qelizat e trupit.
2. Substanca e krijuar i injektohet pacientit
3. Materiali i vaksinës futet në qelizat e trupit dhe i komandon që të prodhojnë proteinën në formë “kunje” të koronavirusit.
4. Sistemi imunitar prodhon antitrupa dhe aktivizon qelizat T për të shkatërruar qelizat e infektuara.
5. Nëse personi të cilit i është bërë vaksina infektohet me koronavirus, antitrupat dhe qelizat T janë gati për ta luftuar sëmundjen./Motilokal.com


