Mori vaksinën kundër COVID-19, kosovari tregon për efektet anësore që i përjetoi

Mori vaksinën kundër COVID-19, kosovari tregon për efektet anësore që i përjetoi

Britania e Madhe ka nisur testimin e vaksinës kundër koronavirusit dhe ndër 10,000 vullnetarët e përzgjedhur për fazën e tretë të testimit është edhe Imer Shehu nga Kosova.

Ai tregoi se pse tregoi se pse e mori këtë vendim për t’u vaksinuar, siç thotë pasi i ndërruan jetë prindërit pikërisht nga infektimi me koronavirus.

Kosovari i cili jeton në Angli u shpreh për emisionin “Shqipëria Live” se ka dy muaj që është në procesin e vaksinimit dhe se para pesë ditësh ka marrë vaksinën e dytë.

Më tej ai bëri të ditur që janë edhe dy shqiptarë të tjerë që kanë marrë vaksinën.

“Vaksinën e parë e kam bërë me 6 nëntor dhe ditën e premte të javës së kaluar kam bërë vaksinën e dytë. Vaksina e dytë nuk është me test, është e konfirmuar nga autoritetet se kjo vaksinë do të bëhet për popullatën. Kam zgjedhur kompaninë, pasi kam besim tek ajo kompani. Vaksina e parë ka qenë e mundimshme, kam patur shumë dhimbje koke dhe ligështi trupi”, tha Imeri./Motilokal.com