Hulumtim: Ndotja e ajrit rrezik i madh për të prekurit me COVID-19

Hulumtim: Ndotja e ajrit rrezik i madh për të prekurit me COVID-19

Sipas shkencëtarëve nga Gjermania dhe Qiproja rreth 15 për qind e vdekjeve nga koronavirusi në botë, mund të jenë për shkak të ndotjes së ajrit.

Shkencëtarët në studimin e tyre kanë bërë të ditur rajonet më të ndotura, vdekshmëria nga COVID-19 është më e lartë.

Gjetjet e tyre tregojnë se madje 19% e rasteve të vdekjes në Evropë, 17% në Amerikën Veriore dhe 27% e rasteve të vdekjes në Azinë Lindore lidhen me ajrin e ndotur. Shkallën më të lartë, 29% e të vdekurve mendohet se e ka Republika Çeke, pas së cilës janë Kina me 27% dhe Gjermania me 26%. Në Britaninë e Madhe përqindja e viktimave në kombinim me ndotjen mendohet se është 14%, ndërsa në Zelandën e Re vetëm 1%. Një nga studiuesit të përfshirë në hulumtim thotë se grimcat PM janë ata që e vështirësojnë problemin.

“Kur njerëzit marrin ajër të ndotur, grimcat e vogla PM nga mushkëritë e bardha kalojnë në enët e gjakut, duke shkaktuar ndezje dhe stres serioz oksidativ, që do të thotë disbalancë në mes radikaleve të lira dhe materieve oksiduese në trup, të cilat zakonisht i përmirësojnë qelizat e dëmtuara”, është shprehur Prof. Tomas Munzel nga Qendra Medicinale “Johanes Gutenberg”.

Maria Neira nga OBSH tha: “E shohim se ajri i ndotur mund t’i përkeqësojë sëmundjet kronike dhe ta shpie pacientin dhe popullatën në gjendje edhe më të brishtë, jo vetëm nga sëmundja por edhe nga pasqyra e rëndë klinike gjatë sëmundjes.”

Ndërsa me ardhjen e vjeshtës dhe dimrit edhe në Maqedoni stacionet matëse tregojnë në nivel të lartë të ndotjes ajrit si në Shkup, Kumanovë, Kavadar, Veles.

Matjet e fundit në këto qytete janë midis 170 dhe 260 mikrogramë të grimcave PM 10 në ajër. Ajri më i ndotur ishte në Lisiçe të Shkupit, ku u matën 269 mikrogramë PM 10.

Pas reagimeve të banorëve të Shkupit për ndotjen e ajrit, kryetari i qytetit të Shkupit tani për tani është vetëm i shqetësuar për këtë.

Petre Shilegov tha se këtë vit, për fat të keq, të gjithë jemi në një pozitë më të ndjeshme, duke pasur parasysh pandeminë, dhe shqetësimi im personal është për gjendjen me ndotjen e ajrit dhe ndjeshmëria e opinionit absolutisht është e kuptueshme.

Ministri i Mjedisit Jetësor, Naser Nuredni përmes ndryshimeve ligjore do ta zvogëlojë ndotjen. Ai në emisionin 200 në Alsat u shpreh optimist në lidhje me rritjen e gjobave për ndotësit. Në këtë luftë, Ministri pret që edhe komunat të përfshihen më aktivisht./Motilokal.com