Mjegull dhe pjesërisht me re, ky është moti për sot dhe nesër në Kosovë

Mjegull dhe pjesërisht me re, ky është moti për sot dhe nesër në Kosovë

Moti sot në Kosovë parashihet të mbajë i ftohtë dhe me mjegull në mëngjes, ndërsa gjatë ditës pjesërisht me re. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 8 deri në 17 °C.

E enjtja do të jetë mëngjesi i freskët dhe me mjegull, ndërsa gjatë ditës pjesërisht me re. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 7 deri në 15 °C. /Motilokal.com