Pamje spektakolare/ Dubai thyen rekordin për shatërvanin më të madh në botë

Pamje spektakolare/ Dubai thyen rekordin për shatërvanin më të madh në botë

Me drita shumëngjyrëshe dhe ujin që ngrihet në qiell, është inauguruar atraksioni më i ri dhe më uniku në mbarë Emiratet e Bashkuara Arabe, që ka siguruar, menjëherë, edhe rekordin botëror Guines, si shatërvani më i madh në botë, transmeton Euronews.

Shatërvani i ri Palm ndodhet në ishullin Palm Jumeirah në formë palme të bërë nga njeriu dhe mbulon një sipërfaqe prej 1.335 metra katrorë.

KARIM SAHIB / AFP ose licensuesit

Ai zë një hapësirë prej 14 mijë metrash katror dhe e veçanta është se përbëhet nga uji i kripur i detit dhe ka më shumë se 3,000 drita LED që mund të “shpërndajnë” ujin deri në 105 metra lartësi.


Shatërvani nuk është vetëm një burim argëtimi, por është gjithashtu miqësor me mjedisin.

Kamran Jebreili / Copyright 2020 Associated Press.  Të gjitha të drejtat e rezervuara.

"Ata po përdorin ujin aktual të detit kështu që nuk ka sistem filtrimi. Pra, ne kemi pasur departamentin tonë detar i cili është një departament shumë i specifikuar, i detajuar që përqendrohet në mjedis dhe jetën detare, kështu që gjithçka është organizuar me kujdes për të siguruar që është e gjitha e qëndrueshme", tha Gail Sangster, Drejtori i Aseteve të Nakheel Malls.

Kamran Jebreili / Copyright 2020 Associated Press.  Të gjitha të drejtat e rezervuara.

"Ky shatërvan është një shembull i një kryevepre të re", tha Shaddy Gaad, drejtor komercial për Librin e Rekordeve Guinness.


Palm Fountain do të jetë i hapur për publikun në çdo ditë të vitit, pa pagesë. Çdo 30 minuta, shatërvani është projektuar të luajë muzikë, shoqëruar me një kërcim të vetë ujit që ngrihet në qiell./Motilokal.com