Fundjava me vranësira e reshje shiu në Shqipëri dhe Kosovë

Fundjava me vranësira e reshje shiu në Shqipëri dhe Kosovë

Masat ajrore stabile anticiklonike kanë dominuar përgjatë një jave me mot të qëndrueshëm në vendin tonë. Edhe sot pritet të mbajë mot me diell, ndërsa të shtunën dhe të dielën vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore jo-stabile nga Atlantiku, ku do të kushtëzojnë mot të freskët, me vranësira dhe reshje shiu.

Moti për ditën e premte në Shqipëri do të mbajë mot i ngrohtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 15 deri në 21 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re, ndërsa në mbrëmje me vranësira dhe mundësi për reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 14 deri në 21 °C.

E diela do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 14 deri në 19 °C.

Edhe në Kosovë sot do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell. Në mëngjes më ftohtë e në ultësira mundësi për mjegull. Të shtunën shtim vranësirash gjatë mbrëmjes, ndërsa të dielën me reshje shiu.

Moti për ditën e premte në Kosovë do të mbajë mot i kthjellët e me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 10 deri në 18 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re, ndërsa në mbrëmje me vranësira. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 18 °C.

E diela do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9 deri në 15 °C./Motilokal.com