Moti sot i ngrohtë dhe me diell, të dielën më freskët e reshje shiu në Shqipëri

Moti sot i ngrohtë dhe me diell, të dielën më freskët e reshje shiu në Shqipëri

Masat ajrore stabile anticiklonike kanë dominuar përgjatë një jave me mot të qëndrueshëm në vendin tonë. Edhe sot pritet të mbajë mot me diell, ndërsa të shtunën dhe të dielën vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore jo-stabile nga Atlantiku, ku do të kushtëzojnë mot të freskët, me vranësira dhe reshje shiu.

Moti për ditën e premte në Shqipëri do të mbajë mot i ngrohtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 15 deri në 21 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re, ndërsa në mbrëmje me vranësira dhe mundësi për reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 14 deri në 21 °C.

E diela do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 14 deri në 19 °C./Motilokal.com