Oqeanet po ngrohen më shpejt nga sa ishte parashikuar

Oqeanet po ngrohen më shpejt nga sa ishte parashikuar

Ngrohja globale ka filluar të depërtojë edhe në pjesët më të thella të oqeaneve tona. Ndërkohë që sipërfaqja ujore ka marrë pak a shumë klimën e tokës, shkencëtarët e Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA-së (NOAA), kanë zbuluar se pikat më të thella të Oqeanit Atlantik po ngrohen.

Duke analizuar dhjetë vjet regjistrime të temperaturës në Pellgun Argjentinas nga viti 2009 e deri në 2019, studiuesit gjetën katër baza ujore së cilave ju rrit temperatura nga 0.02 në 0.04 gradë Celsius, sa më shumë thellohej.

Një prej pajisjeve regjistruese ndodhej 4757 metra dhe shënoi shifra rekord temperaturash me kalimin e viteve.

"Në vitet e kaluara, të gjithë mendonin se se thellësia e oqeanit ishte e qetë dhe e palëvizshme. Nuk kishte ndryshime. Por sa më shumë kalonte koha, aq më shumë bindeshim se oqeani ishte shumë më kompleks sesa e mendonim”, shprehet oqeanografi Chris Meinen.

Një pjesë e këtij misteri ka të bëjë me vendndodhjen. Pra oqeani ka një thellësi aq të madhe sa është e vështirë të mbash të dhëna të përditësuara, sidomos afatgjata. Sidoqoftë, përllogaritjet e fundit bazuar në ndryshime klimaterike kanë parashikuar se disa pika të oqeanit po ngrohen, gjatë procesit të qarkullimit ujor oqeanik.

Oqeanet e Jugut që që kanë ventilim më të mirë dhe të fuqishëm, po ngrohen me ritme të shpejta krahasuar me ato të veriut. Sipas të dhënave në brigjet e Uruguait, jugu po përkeqësohet.

Katër pajisje, të ankoruara në fund të pellgut, kanë zbuluar të dhëna orë pas ore, nga viti në vit për atë që po ndodh në të vërtetë një metër larg shtratit të detit.

Në thellësitë më të cekëta prej 1360 dhe 3535 metra, temperaturat u rriten shumë më tepër sesa prisnin shkencëtarët, dhe ndërsa këto ndryshime ishin disi më të vogla në nivele edhe më të thella, modeli i tyre i përgjithshëm përputhet me atë që po ndodh në sipërfaqe.

Se si do të ndikojë moti në ekosistemet është ende e panjohur, por duke pasur parasysh se sa e rëndësishme është temperatura e oqeanit për sistemin tonë global të klimës, nuk është saktësisht një lajm i mirë.

“Ka shumë studime të bëra përreth globit dhe përsëri të dhënave as nuk ja ka hedhur sytë njeri. Shpresoj që zbulimet e bëra së fundmi të jenë shtysë për rianalizim të tyre dhe ne më në fund të kuptojmë si varion temperatura në oqean”, është shprehur Meinen./Motilokal.com