Momente tmerri/ Po filmonte këlyshët e saj, i riu sulmohet nga Puma [Video]

Momente tmerri/ Po filmonte këlyshët e saj, i riu sulmohet nga Puma [Video]

Një i ri nga Utah filmoi gjashtë minutat e tmerrshme që u ndoq dhe u tërhoq nga një pumë pasi ai aksidentalisht iu afrua këlyshëve të saj ndërsa ai ishte duke vrapuar të shtunën. 

Kyle Burgess, gjatë kohës që ishte në shteg, ai pa përpara vetes katër kafshë të vogla që përpëliteshin dhe pa e kuptuar çfarë janë, nxori telefonin që t’i regjistronte.

Duke menduar se janë thjesht mace të vogla, ai vazhdoi regjistrimin për disa sekonda, derisa vrapimi i tij në shtegun lokal u shndërrua në një situatë jetë a vdekje.

Brenda sekondave, nëna e tyre u shfaq, e cila ishte një Pumë.

Kafsha shumë e rrezikshme, e ndoqi Burgess për gjashtë minuta të plota dhe e gjithë ngjarja e frikshme është e regjistruar në telefonin e tij./Motilokal.com


Një pumë ndoqi alpinistin Kyle Burgess për gjashtë minuta të frikshme të shtunën pasdite

Në disa raste, pumba kërceu përpara për ta shtyrë Burgess mbrapa

Kyle Burgess, 26 vjeç, po kthehej nga një shteg i vrapuar në Slate Canyon pranë Provo rreth orës 5 pasdite kur ai dalloi këlyshët përpara tij.  Nëna u shfaq brenda sekondave

Ajo e ndoqi përsëri në shteg

Ai qëndroi ulur në shteg për 30 minuta ndërsa u rikuper nga tronditja