Paralajmërohet mundësia e vërshimeve në Kosovë

Paralajmërohet mundësia e vërshimeve në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), nëpërmjet një komunikate ka paralajmëruar se gjatë ditës së nesërme mund të ketë vërshime në veriperëndimore të Kosovës.

“Reshjet të cilat pritet të fillojnë gjatë orëve të pasdites së sotme fillimisht do të përfshin pjesën perëndimore të Kosovës (zona malore), duke vazhdua me intensitet më të shtuar në drejtim të pjesës veriperëndimore. Intensiteti më i lartë i tyre do të jetë gjatë orëve të para të datës 16/10/2020, të cilat në disa zona mund të paraqesin mundësi për vërshime të shpejta si dhe erëra më të shprehura”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sipas njoftimit të IHMK-së nëpër rrjedhat kryesore lumore do të ketë ngritje të lehët të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi për vërshime të shpejta shembje dheu dhe vështirësi në qarkullim, sidomos nëpër zonat/vendbanimet, urbane./Motilokal.com