General Motor zbulon konceptin e versionit elektrik të Buick Electra

General Motor zbulon konceptin e versionit elektrik të Buick Electra

Gjiganti amerikanë i industrisë së automjeteve General Motor ka prezantuar në Kinë konceptin e Buick Elektra të ri, e cila është e pajisur me baterinë e re të prodhuesit Ultium dhe do të ketë një distancë prej 660 kilometrash.

Për dekada, Buick Electra ishte figura luksoze e markës amerikane të makinave Buick, e cila i përket General Motors. Tani GM po e sjell përsëri si një makinë elektrike, trasmeton Electrek.

Makina ka një hapje interesante të dyerve dhe thuhet se ishte e pajisur me bateri të reja Ultium. Buick Electra duhet të jetë në gjendje të përshpejtojë nga 0 deri në 100 km / orë në 4.3 sekonda.

Sam Basile, nënkryetar ekzekutiv i SAIC-GM, komentoi mbi zbulimin e konceptit: “Sot, mendimi dhe imagjinata inovative e Buick-ut për lëvizjen inteligjente në të ardhmen kanë arritur nivelin tjetër me Electra. Unë kam besim se risitë estetike dhe teknologjike të pasqyruara në Electra në fund të fundit do të ndihmojnë në rivendosjen e pritjeve të konsumatorëve, ashtu siç kanë bërë të gjitha konceptet e mëparshme të Buick.”

General Motor nuk dha ndonjë detaj se kur do të jetë i disponueshëm një version i tillë i këtij automjeti./Motilokal.com