Guterres: Duhet ndaluar lufta kundër natyrës për të shmangur sëmundjet

Guterres: Duhet ndaluar lufta kundër natyrës për të shmangur sëmundjet

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha të mërkurën se njerëzimi duhet të ndalojë “luftën me natyrën”.

“Ne duhet të ndryshojmë drejtim dhe të transformojmë marrëdhënien tonë me botën natyrore”, tha ai në samitin e parë të KB mbi krizën e biodiversitetit.

“Një pasojë e çekuilibrit tonë me natyrën është shfaqja e sëmundjeve vdekjeprurëse, të tilla si HIV-AIDS, Ebola dhe tani COVID-19, kundër të cilave kemi pak ose aspak mbrojtje”, u shpreh ai.

“Degradimi i natyrës nuk është thjesht një çështje mjedisore, ai përfshin ekonominë, shëndetësinë, drejtësinë sociale dhe të drejtat e njeriut”, shtoi kreu i OKB-së.

“Neglizhimi i burimeve tona të çmuara mund të përkeqësojë tensionet dhe konfliktet gjeopolitike. Sidoqoftë, shumë shpesh shëndeti i mjedisit neglizhohet ose zvogëlohet nga sektorë të tjerë qeveritarë,” shtoi ai.

Duke hapur samitin e parë të OKB-së për krizën e biodiversitetit, Guterres theksoi se liderët duhet të ndryshojnë kurs dhe të transformojnë marrëdhëniet tona me botën natyrore./Motilokal.com