Mot me diell dhe vranësira kalimtare gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë

Mot me diell dhe vranësira kalimtare gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë

Sot dhe ditëve në vijim parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, e më i ngrohtë, ku në fundjavë priten edhe rritje të temperaturave.

Sipas parashikimit të Motilokal.com sot pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 9 deri në 20 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re gjatë mëngjesit, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 23 °C.

E diela do të mbajë mot pjesërisht me re me mundësi edhe riga lokale shiu. Temperaturat do të luhaten nga 18 deri në 26 °C. /Motilokal.com