Pas reshjeve të shiut, rikthehet magjia e Ujëvarave të Mirushës

Pas reshjeve të shiut, rikthehet magjia e Ujëvarave të Mirushës

Nga mungesa e reshjeve të shiut dhe më shumë nga faktori njeri, Ujëvara e Mirushës kishte mbetur disa muaj pa ujë.

Pas reshjeve të ditëve të fundit Ujëvarat e Mirushës i është kthyer gjallëria, zhurma e ujit.

Në disa fotografi të publikuara në “Grupin për mbrojtjen e ujërave dhe mjedisit” nga aktivisti Ali Sefaj, shihet se tanimë është akumuluar goxha ujë në këtë pjesë.

Ujëvarat e Mirushës janë pjesë e një parku me rëndësi të veçantë natyrore dhe i përkasin kategorisë “Peizazh i mbrojtur”, kurse rrjedha e lumit Mirusha i përket kategorisë “Monument natyror”./Motilokal.com