Fotografi Gabor Nagy kalon muaj të tërë duke hulumtuar vendet më tërheqëse të Islandës në aplikacionin “Google Earth” dhe më pas i viziton ato për të shkrepur pamje të shkrepur pamje të pabesueshme.
Ai ka kapur akullnajën e dytë më të madhe të Evropës, një krater vullkanik në Bleeding dhe një peizazh të pabesueshëm të kodrave dhe maleve në Islandë.
Gabor i cili vjen nga Budapesti, është i dashuruar me bukuritë natyrore të Islandës dhe ka vizituar atë shtatë herë në katër vitet e fundit.
“Është e lehtë të fotografosh në atë vend sepse ka tepër material. Para ekspeditave të mia unë shpenzoj muaj të tërë duke hulumtuar në “Google Earth”. Lokacionet që unë gjej janë tepër të largëta. Më duhet të kaloj, lumenj male e kodra për të fiksuar pamje mahnitëse”, tha fotografi Gabor./Motilokal.com





















